Milani hedh sytë nga rivalët, mesfushori i Romës në listë për merkaton e verës

Milani hedh sytë nga rivalët, mesfushori i Romës në listë për merkaton e verës

Milani ka filluar të mendojë që tani për lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës, ndonëse ende është larg.

Objektivi i kuqezinjve është afrimi i një mesfushori, pasi largimi i Franck Kessie duket i pashmangshëm.

Mesfushorit nga Bregu i Fildishtë në fund të kampionatit i përfundon kontrata dhe nuk do të rinovojë, për t’u larguar si futbollist i lirë.

Në këtë situatë, drejtuesit kuqezi, kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin. Prej kohësh është folur për një afrim të mundshëm të mesfushorit portugez, Renato Sanchez, por së fundi në skenë ka dalë edhe një emër tjetër.

Jordan Veretout është shtuar në listën e Milanit, për merkaton e verës. Mesfushori i Romës nuk po arrin të tregojë aftësitë e tij me Murinhon dhe për këtë arsye në verë mund të ndyshojë skuadër.

Drejtuesit e Milanit do të tentojnë ta afrojnë në verë, pasi francezi e njeh mirë edhe kampionatin italian, pasi përveç Romës, ka luajtur edhe me Fiorentinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy