
Pas humbjes së sfidës me Barcelonën për Anthony Gordon, drejtuesit e Bayern Munchenit gjithsesi nuk janë dorëzuar.
Gjermanët sigurisht janë një ekip me kualitet por gjatë merkatove duhet medoemos të masin forcat me gjigandët e kontinentit të vjetër.
Objektivi i rradhës është Ismael Salibari, pjesë e Psv Eindhovenit. Marokeni ka avancuar ashtu siç duhet dhe përpjekjet e vazhdueshme janë shoqeruar me interesin e ish rekordmenëve të Bundesligës.
25 vjeçari ka zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe e ka demostruar potencialin me 12 gola dhe 4 asiste në 25 sfida.
Lojtari i lindur në Tarrasa të Barcelonës është tejet cilësor në aspektin taktik, i vështirë për tu markuar dhe sigurisht i gatshëm për të bërë hapin e rradhës.
Besohet se një oferte të bavarezëve është vështirë ti rezistosh sepse nje transferim në ‘’ Allianz Arena ‘’ mund të përkthehet në fitimin e titujve të rëndësishëm në të ardhmen e afërt dhe një page të konsiderueshme.
Të qënit gjithashtu teknik dhe i shpejtë është një aspekt i cili vlerësohet maksimalisht nga traineri Vincent Kompany, ish mbrojtës i Bayern Munchenit.
Gjigandët e Bavarisë dhe jo vetëm i ofrojnë shansin për të shpalosur vlerat edhe në Champions League, sigurisht në një tjetër kontekst, i ndergjegjshëm për faktin se janë pretendentë për tituj në çdo sezon.



