Kane drejt City-t

Kane drejt City-t

  Pista Harry Kane mbetet një ndër prioritetet e Manchester City-t në këtë merkato  .  Anglezi është një dëshirë e vjetër e Pep Guardiolas  dhe drejtuesit  nuk kanë reshtur asnjë sekond në lidhje me  transferimin e   ‘’ Uraganit ‘’ në  të famshmin ‘’ Etihad Stadium ‘’.  Megjithatë për katalanasin ofensiva është vetëm një pjesë e këtij rindërtimi galopant që kanë përgatitur ishullorët sepse javët e fundit po ndiqet edhe mesfushori  Jack Grealish për të cilin Aston Villa kërkon 100 milione euro.

Në lidhje me perlën e Tottenham Hotspurit presidenti i kryeqytetasve  Daniel Levy ka vendosur barrierën 200 milionë euroshe  , një shumë e papërballueshme për  arkat e  bardhekaltërve sidomos pas problematikave të shkaktuara  nga pandemia e koronavirusit . 

Sipas  The Telegraph pritet që e ardhmja e një ndër sulmuësve më produktivë të momentit të marrë zgjidhje  pas  pushimeve  por nëse kampionët në fuqi të Premier Leagues dalin faqebardhë në lidhje me  Jack Grealish do ta kishin shumë të vështirë ta përmbushnin kërkesën e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ pavarësisht se ylli i kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ prej kohësh tashmë e ka shprehur se  kërkon nisjen e një eksperience me një ekip që garanton trofe në të ardhmen .

E kaluara e ka dëshmuar fare mirë se të besuarit e Pep Guardiolas kanë shumë shanse  për arritjen e çdo objektivi  me në krye fitimin e Champions Leagues  dhe për këtë arsye ishi-i i Barcelonës kërkon të perfeksionojë çdo repart për të mos ngecur më në faza determinante .

 

 

 

            

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy