Arsenal vendos  për Raya

Arsenal vendos për Raya

Huazimi i David Raya tek Arsenali po tregon se portieri është në nivelin e duhur për të qenë pjesë e kësaj skuadre në të ardhmen.

Sipas informacioneve të ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, drejtuesit e ‘’ The Gunners ‘’ kanë vendosur ta blejnë kartonin e gardianit, i cili vlerësohet me 30 milionë euro.

Ky hap konsiderohet i duhuri nga kryeqytetasit dhe 28 vjeçarit do ti duhet të rivalizojë me Ramsdalen për një rol titullari tek 13 herë kampionët e Premier Leagues.

Prej shumë vitesh tashmë të distancuar nga titujt , me Mikel Artetan në stol duket se është rikthyer shpresa në ‘’ Emirates ‘’ dhe vendimi i marrë në lidhje me David Raya pritet t’ia hapë rrugën të tjerë lojtarëve gjatë merkatos së ardhshme në mënyrë që Arsenali të rifutet përsëri në shinat e suksesit të munguar prej shumë kohësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy