Llapi është fituesi i Superkupës së Kosovës, teksa mposhti Prishtinën me rezultatin 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për herë të parë në Kosovë, ndeshja u zhvillua me VAR, i cili ishte protagonist menjëherë, ku u dhanë 3 kartonë të kuq dhe 2 penallti.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, pas golave të Otto John për Prishtinën dhe Alidemaj për Llapin, me të dyja skuadrat që kishin mbetur me 10 lojtarë, pasi Krasniqi dhe Ramadani ishin ndëshkuar me kartonë të kuq.
Një tjetër karton i kuq do të vinte në minutën e 107-të, 5 minuta pasi Llapi kishte shënuar golin e avantazhit me Veliun.
Portieri i Prishtinës, Betim Halimi u ndëshkua me të kuq, pas një ndërhyrje të gabuar, duke shkaktuar penallti, e cila u kthye në gol nga Alidemaj, që vulosi shifrat në 1-3 për Llapin.



