
Napoli e ka filluar me këmbën e mbarë këtë sezon, me objektivin e kthimit të historisë në favor , në një kampionat të vështirë si Serie A dhe pse jo të surprizojë edhe në Champions League.
‘’ Azurrët ‘’ e kanë prerë biletën për në 1/8-tat dhe vijojnë të kryesojnë në Itali. Ky fakt ka nxjerrë në pah talentin e disa komponentëve të Luciano Spalletit , një prej të cilëve është Kvicha Kvaratskhelia.
Gjeorgjiani po zhvillon ndeshje shumë të mira në pozicionin e ekstremit duke avantazhuar ofensivën , repart që deri në momentin që flasim i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat .
Menjëherë gjigandët e Europës i kanë dhënë sinjalet për yllin e ‘’ Il Partenopei ‘’ me në krye Atletico Madridin dhe Real Madridin.
Ky fakt i krijon një lloj frikë tek drejtuesit e Napolit , fillimisht sepse spanjollët, kryesisht ‘’ Galaktikët ‘’ janë ndër ekipet më të suksesshëm aktualisht dhe së dyti për potencialin në aspektin ekonomik i cili mund ta bindë protagonistin e historisë për të ndërruar ‘’ Diego Armando Maradonan ‘’ me kryeqytetin spanjoll.
Kundërpëgjigjja e napoletanëve ka qënë e menjëhershme pasi objektivi i tyre është rinovimi me Kvicha Kvaratskhelia-n, i cili ka firmosur deri në 2027-tën por po punohet për ta shtyrë edhe për një tjetër sezon kundrejt 2 milionë eurove dhe kështu ti japin fund tentativave për nxënësin e Luciano Spalletit.
7 gola dhe 8 asiste në 14 sfida flasin për një lojtar të rrezikshëm në metrat e fundit por rinovimi i tij praktikisht e bën të pamundur largimin nga kryesuesit momentalë të Scudettos.



