Asensio afër Barcelonës

Asensio afër Barcelonës

  Momentalisht e ardhmja e Marco Asensios konsiderohet larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ pasi mesfushori ende nuk e ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me Real Madridin.

30 qershori vijues shënon përfundimin e saj tek ‘’ Los Blancos ‘’ dhe ky fakt ka vënë në lëvizje drejtuesit e Barcelonës për të firmosur me ishi-n e Mallorcas.

Sipas ‘ Sport ‘’, ‘’ Los Cules ‘’ kanë filluar kontaktet me 27 vjeçarin , për të cilin e humbën sfidën me rivalët e përjetshëm në të kaluarën , për vetëm 5 milionë euro.

Me rëndësi për tu përmendur është se Marco Asensio përfaqësohet nga Jorge Mendes , një ndër agjentët më të mirë, i cili gëzon marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Joan Laporta, fakt që i shëndërron kuq e blutë në një kandidat potencial për ta patur në dispozicion në të ardhmen.

Nëse s’do të ketë ndonjë surprizë gjatë rrugës, parashikohet që Marco Asensio të vihet nën urdhërat e Xavi Hernandezit duke filluar nga 1 korriku, atëherë kur zyrtarisht do të startojë merkatoja e verës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy