Juventusi synon rikthimin e Pogbas

Juventusi synon rikthimin e Pogbas

E shkuara vijon ti kalojë përpara syve Massimiliano Allegrit i cili pretendon ta rikthejë Juventusin tek titujt .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ shkruajti historinë me 9 Scudetto rradhazi të fituara duke arritur një rekord  që do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit.

 Paul Pogba është bërë përsëri protagonist i merkatos së ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ pasi nuk po kalon një moment pozitiv në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe sipas ‘ Goal ‘ gjatë kësaj jave është parashikuar një mbledhje ndërmjet drejtuesve të bardhezinvje dhe atyre të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ për ti dhënë  zgjidhje definitive kësaj historie.

Rrëshkitja e Juventusit në dy sezonet e fundit e ka ndezur me kohë sinjalin e alarmit në kampin e bardhezinvje dhe kjo situatë arrin në nivelin e të pashpjeguesmes duke iu referuar dominimit absolut në të kaluarën.

Megjithatë gjatë merkatos së verës komponentët më të rëndësishëm të italianëve do të shtojnë forcat për të rritur kualitetin brenda grupit dhe të evitojnë të tjera pakënaqësi në të ardhmen të cilat s’bëjnë gjë tjeter veçse i bien me shkelm sukseseve të së kaluarës.

Mungesa e komoditetit dhe protagonizmit  në Angli mund të shkaktojnë largimin nga Manchester United , ekip me të cilin e përfundon kontratën në fundin e sezonit.

Juventusi ka marrë një leksion shumë të rëndësishëm në këto  kohë dhe po rikarikohet për të bërë më mirë në sezonin vijues , fillimisht në Itali sepse titujt janë më të prekshëm e më pas të tentojë thyerjen e akullit në Champions League.

Megjithatë në këtë histori nuk mungojnë as Paris St Germain, Manchester City dhe Real Madridi , ekipe që nuk janë tërhequr asnjëherë nga kjo garë por Juventusi s’pranon të dorëzohet sepse e njeh shumë mirë potencialin e Paul Pogbas dhe prej kohësh dyert e ‘’ Allianz Stadium ‘’ vijojnë të hapura për kampionin në fuqi të botës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy