Filip Gligorov nuk është më futbollist i Partizanit. Vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar “divorcin” me mbrojtësin e djathtë.
28-vjeçari u afrua me bujë në merkaton e verës, por nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij. Drejtuesit nuk ishin të kënaqur me formën e lojtarit dhe për këtë arsye kanë vendosur mbylljen e bashkëpunimit.
Gligorov ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re. Së fundmi, mbrojtësi është lidhur me një kalim të mundshëm te Kukësi.



