
Në fundin e këtij sezoni Dusan Vlahovic do ti vërë pikën eksperiencës me Juventusin.
Serbi fillimisht e tregoi kualitetin tek Fiorentina dhe më pas iu bashkua ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ me të cilën po zhvillon të pestin në karrierë.
Drejtuesit e Barcelonës e kanë përzgjedhur si zëvëndësuesin e Robert Lewandowskit i cili siç dihet është drejt varjes së këpucëve në gozhdë.
Golashënuesi nga Beogradi pa dyshim mbetet një referent dhe është i denjë për të përfaqësuar çdo ekip elite.
Torinezët natyrisht janë një klub me shumë traditë, ish rekordmenë të Serisë A.
Një transferim në ‘’ Camp Nou ‘’ do të shoqërohej me parametër zero, sigurisht një mundësi unike për ‘’ Blaugranët ‘’.
Kapaciteti i Dusan Vlahovic tashmë dihet, i aftë për të bërë diferencën në duelet një kundra një, efektiv në zonën e rreptësisë dhe tejet i fuqishëm fizikisht.
Mënyra se si luan është perfektja në sytë e trainerit Hansi Flick i cili beson se do ta ketë të lehtë adaptimin në La Liga.
Shanse të tilla nuk vinë shumë herë gjatë karrierës dhe katalanasit e mirëpresin bishën e sulmit.
Megjithatë, edhe Milani shpreson se mund të firmosë me Dusan Vlahovic, i cili për më tepër e njeh shumë mirë kampionatin italian.
S’duhen anashkaluar edhe disa klube nga Premier League të cilët e bëjnë këtë sfidë edhe më emocionuese.
Vlen të ritheksohet se 26 vjeçari është një element i kompletuar dhe jo më kot vijon i përfshirë në listën e ekipeve të rëndësishëm në kampionatet e tyre respektivë dhe më gjerë.



