
Liverpool luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa sfidojnë Chelsea në transfertë.
Për këtë ndeshje, “The Reds”, do të jenë pa trajnerin Jurgen Klopp në stol. Ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jetë i gatshëm për nesër.
Gjermani menjëherë pas marrjes së përgjigjes që ishte pozitiv, është izoluar, për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve.



