
Prej kohësh tek Barcelona ka filluar puna në lidhje me blerjet gjatë merkatos së verës dhe një ndër objektivat e drejtuesve është përforcimi i repartit mbrojtës.
Krahu i djathtë sigurisht mbetet shqetësimi kryesor i Xavi Hernandezit , i cili që nga largimi i Dani Alvesit ka lënë për të dëshiruar dhe për ti dhënë fund kësaj problematike ndër vite është menduar për Joao Cancelon.
Megjithatë s’duhet harruar se portugezi ka hasur shpeshpherë ulje-ngritje në të kaluarën për arsye dëmtimesh , fakt i cili në njëfarë mënyre krijon dyshime për vijimësinë, shtuar gjithashtu se nuk e pranon rolin e një zëvëndësuesi.
Gjithsesi ‘’ Los Cules ‘’ medoemos duhet ta zgjidhin këtë çështje gjatë merkatos së verës , me qëllimin e përsëritjes së sezonit të lënë pas , të cilin e përfunduan me dy tituj shumë të rëndësishëm si La Liga dhe Superkupën e Spanjës.
Gjatë këtij sezoni 29 vjeçari u aktivizua në 21 sfida dhe kontriboi me 1 gol dhe 6 asiste për bavarezët por interesi i Barcelonës mund të rezultojë fillimi i një tjetër eksperiencë për lojtarin e lindur në Barreiro.



