
Zëvendës ministri i Arsimit dhe Sporteve, Endrit Hoxha, i ftuar në emision “SportZone” në MCN TV, foli për rihapjen e basteve sportive dhe jo vetëm. Sipas tij, drafti i basteve ka nevojë për disa ndryshime dhe po bëhen dëgjesa për këtë.
Hoxha deklaroi se rihapja e basteve nuk u kërkua nga kryeministri, por ishin zërat e sportit që e kërkuan.
Pasi CAS të formohet, ka nevojë për godinën. Ka nevojë për financim nga shteti. Ne nuk e kemi në ligj dhe unë e kam propozuar këtë. Është më mirë nëse e vendosim në ligj. CAS do të jetë i ndarë nga KOKSH. Mendoj se shumë shpejt do të lëvizim diçka në ligjin e sportit.
Drafti për bastet ka nevojë për disa ndryshime, aty ku ne do të japim propozimet tona. U bë një dëgjesë për të dëgjuar federatat. Kjo nuk ka lindur nga kryeministri, kjo ka lindur nga sporti. Ishin zërat e sportit që e kërkuan. Qeveria vendosi të mbyllë bastet për plagën sociale, por duke dëgjuar zërin e KOKSH dhe federatave, e çuam te kryeministri.
Prezentë në këtë grup, do të jenë presidenti i KOKSH, presidenti i FSHF, dy anëtarë nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ne këtë kemi kërkuar, që të ketë një përqindje të saktë për sportin.
Ne jemi duke parë për mënyrën e udhëzimit dhe mënyrën e ndarjes së buxheteve të federatave, sepse kemi pasur disa ankesa. Po diskutojmë për mënyrën sesi do financohen të federata. Qeveria shqiptare, me ngritjen e basteve, nuk do të jetë vetëm për ekipet në shkolla, por do të jetë edhe për sportin elitar.
I pyetur për fondin e Lojërave Olimpike, Hoxha deklaroi se sportistët po mbështeten më shumë se kurrë.
Fondi për Lojërat Olimpike? Nuk është se Lojërat Olimpike janë tani dhe ne tani do bërtasim. Lojërat Olimpike kanë një proces dhe një kualifikim. Për mua kanë filluar që në 2020. Përgatitja e sportistëve nuk ndodh tani. Ne kemi dhënë lekë. Është mbështetur KOKSH.
Abakarov doli i dyti në Europë dje. Më parë ishte pa buxhet dhe me mbështetjen e shtetit dhe doli kampion bote. Me këtë mbështetje më të madhe, pse nuk doli kampion Europe?! Nuk do të thotë se duhet vetëm paraja. Sportistët tani po mbështeten më shumë se kurrë, kemi nevojë për harmoninë dhe patjetër që duhen më shumë buxhete.



