Drejtori i Vllaznisë: Do ketë shumë gabime deri në fund, federata të bëjë një sforco për VAR-in

Drejtori i Vllaznisë: Do ketë shumë gabime deri në fund, federata të bëjë një sforco për VAR-in

I ftuar në emisionin Skaner në MCNTV, drejtori i Vllaznisë Matko Djarmati, thotë se skuadrat që luftojnë për titull do të bëjnë mjaft hapa fals deri në fund të sezonit. Ai shton se në një situatë të tillë nuk do ketë më skuadra të cilat shkëputen.

'Nuk ka mundësi që të mos bësh gabime, deri në fund do ketë hapa fals dhe mendoj se tiulli do vendoset në javën e fundit. Në një kampionat kaq të fortë nuk do ketë më shkëputje,'-u shpreh Djarmati.

Drejtori i Vllaznisë shprehur edhe një dëshirë përsa i përket arbitrave, për të cilët thuhet se po bëjnë gabime me dashje.

'Kisha qef që federata të bënte një sforco në javët e fundit, për të implemntuar VAR-in. Të paktën nuk do ketë gabime trashanike,'-u shpreh Djarmati.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy