Limaj: Jemi me meritë në krye, Tirana klub më i madh se Kukësi

Limaj: Jemi me meritë në krye, Tirana klub më i madh se Kukësi

Vesel Limaj, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për sezonin e skuadrës së Tiranës deri në këtë fazë. Sipas mesfushorit, bardheblutë janë me meritë në krye të tabelës, pasi kanë treguar kualitet deri tani.

Limaj tha se ndryshimi mes Tiranës dhe Kukësit, ku ai ka luajtur në të kaluarën, është se Tirana është një klub më i madh dhe ka shumë tifozë.

“Deri tani kemi treguar shumë kualitet. Jemi në vend të parë me meritë. Ne kemi treguar futboll shumë të mirë. Jemi skuadër që shënojmë shumë gola.

Nuk mund të them se mesfusha e Tiranës është më e mira, por jemi shumë mirë. Kemi 6 muaj që luajmë bashkë dhe njihemi mirë. Nuk mund të them se mesfusha është sekreti i Tiranës. Xhixha dhe Seferi janë në një formë shumë të mirë. Edhe në mbrojtje jemi mirë, kemi pësuar pak.

Harmonia në ekip është shumë e mirë. Me të gjithë jemi shumë mirë. Edhe te Tirana edhe te Kukësi, kam luajtur në të njëjtin pozicion.

Ndryshimi mes Tiranës dhe Kukësit? Klubi i Tiranës është shumë i madh. Ka shumë tifozë. Luajmë gjithmonë me shumë tifozë dhe kjo të jep më shumë emocione.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy