
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht minimalisht nga Vllaznia.
Tetova deklaroi se kartoni i kuq nuk ishte, ndërsa shtoi se pjesa e dytë e lojës ishte e barabartë.
Një karton në minutën e tetë të prish ekuilibrat. Për atë që treguam në pjesën e dytë, dua të përgëzoj djemtë. U prishën vetëm 45 minutat e para, pasi në të dytën loja ishte e barabartë.
Deri në fund jemi vetëm me Ndrecën dhe ai po vuan dëmtimin. Ishim të detyruar të luanim me Xhemajlin aty. Nuk ndërhyjmë dot tani pasi lojtarët janë larguar me dëshirën e tyre. Musta dhe Memolla? Po, Memolla donte minutazh, ndërsa Musta është larguar fare nga futbolli.
Nuk mendoj se ndikoi lodhja pasi në të dytën, zëvendësimet bënë detyrën. Patëm raste por nuk kishim efikasitet. Goli ishte shumë i lehtë, mund të evitohej. Ishte gabim dhe është njerëzore.
Një mbrojtës mund të hyjë në ato duele, ndodh. Intensiteti i ndërhyrjes ishte me kavilje të përthyer, lojtari nuk u fut për dëmtim. Çdo gjë që nuk ka intensitet 100% goditje nuk është karton i kuq.



