
E ardhmja e James Rodriguez është përfolur ndjeshëm gjatë kësaj merkatoje verore.
Mesfushori e ndihmoi kombëtaren e ‘’ Los Cafeteros ‘’ për të arritur deri në finalen e Kupës së Amerikës, të humbur kundër Argjentinës.
Për ishi-n e Sao Paolos fillimisht tregoi interes Rayo Vallecano por në orët e fundit në adresën e tij ka trokitur një tjetër ekip.
Sipas gazetarit Jonay Amaro flitet për një pretendent nga Maroku, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije.
Sigurisht, nëse do të vendosë fillimin e një tjetër eksperience në këtë ligë do të konceptohej si një hap shumë interesant, duke qenë se 33 vjeçari gjatë karrierës ka provuar veten në La Liga, Premier League dhe gjithashtu në Bundesligë.
Parashikohet se javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për vijimësinë e kapitenit të ‘’ Trikolorëve ‘’, shumë i rëndësishëm në 11-shen e Nestor Lorenzos.



