
Rikthimi i Joan Laportas në presidencën e Barcelonës ka prodhuar një organizim të ri tek katalanasit në lidhje me perspektivën e të ardhmes . Ndër objektivat e shumtë që ka shpalosur spanjolli është një merkato shumë cilësore që do ta ringrejë emrin e saj në elitën europiane . Sipas portalit italian ‘’ Calciomercato ‘’ emri pasardhës është ai i Alessandro Bastonit . Duke qenë se reparti i mbrojtjes mbetet më i brishti i kuq e bluve kokfortësia e presidentit të mirënjohur nuk ka asnjë limit dhe vijon fuqishëm me planet e ndryshimit të situatës në të cilën ndodhet Barcelona . Italiani mban mbi supe 22 vite dhe ka bërë hapa galopantë përpara dhe një ndër sukseset që mund të përmendim është pothuajse i vulosur. Rrugëtimi i zikaltërve drejt fitimit të Serisë A është në stacionin e fundit dhe do ta japë shumë shpejt impaktin e tij .
Me shumë sakrificë Alessandro Bastoni e ka shkruajtur emrin e tij në 3-5-2 shin e famshëm të Antonio Contes dhe suksesi për të nuk ka vonuar dhe është kanalizuar me interesin e ‘’ Blaugranëve ‘’ . Kontrata e mbrojtësit të lindur në Casalmaggiore e ka të bashkuar rrugën me ‘’ Giusseppe Meazzan ‘’ deri në vitin 2023 dhe nga publikimet e Transfermarkt reflektohet se vlera e kartonit të ishit të Parmës dhe Atalantës kap 55 milionë eurot. Ana tjetër e medaljes janë emrat që me shumë gjasa do ti thonë lamtumirë ‘’ Camp Nout ‘’ sepse lidhen automatkisht me reduktimin e kostos së këtij operacioni. Lojtarëve si Neto , Umtiti , Lenglet, Riqui Puig, Trincao dhe uellsianit Braithwaite i është treguar dera nga drejtuesit e Barcelonës sepse nuk përfshihen në projektin e Ronald Koeman .
Një aspekt interesant që ia ndez fijen e shpresës gjigandëve të Primera Division është se Interi aktualisht po kalon një situatë ekonomike me shumë ulje-ngritje pavarësisht se tentativat për rinovimin e kontratës së Alessandro Bastonit kanë qenë të shumta. Por nuk përjashtohet fakti se ndërrimi i ambjentit nga italiani mund ti sigurojë një shumë të konsiderueshme arkave të Interit sepse do ti rezultonte e dobishme për të konfrontuar ashtu siç duhet lëvizjet e planifikuara nga Antonio Conte në vigjilie të sezonit te ri.
Sezonin aktual Alessandro Bastoni e ka shoqëruar me 36 takime dhe ka shërbyer maksimalisht me kontributin e tij në rrugën drejt suksesit të përshkruar nga Interi .



