Zeko: Me rikthimin e Neymar, Brazili do jetë ndryshe

Zeko: Me rikthimin e Neymar, Brazili do jetë ndryshe

Gazetarja Enkeleida Zeko, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, u shpreh se Brazili ka një skuadër shumë të mirë, por mungesa e Neymar është delikate.

Zeko deklaroi se Brazili do të jetë ndryshe me rikthimin e Neymar. Ajo shtoi se duke parë kualifikimet, Franca, Brazili dhe Portugalia, deri tani janë më të mirat.

Brazili e ka provuar veten me Serbinë dhe Zvicrën. Serbia në ndeshjen e kaluar, ishte një “kalë i këputur”.

Një fakt është, që deri tani 3 skuadrat më të mira deri tani janë Franca, Brazili dhe Portugalia. Këtë e kanë treguar ndeshjet dhe rezultatet. Brazili ka 17 ndeshje pa pësuar humbje në grupe.

Ka një skuadër shumë të mirë dhe serioze në fushë. Neymar është një mungesë delikate. Tite shpreson te rikthimi i Neymar dhe nëse kjo ndodh, Brazili do të jetë ndryshe, jo si në ndeshjen ndaj Zvicrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy