
Ousmane Dembele vazhdon ta ndjekë fati i keq. Sulmuesi u dëmtuar me Francën pak ditë më parë dhe për këtë arsye mbylli Europianin. Në këtë situatë, Barcelona ka njoftuar ditën e sotme se 24-vjeçari do i nënshtrohet operacionit në gju dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë.
Sipas asaj që thuhet në mediat spanjolle, lojtari do të mungojë rreth 4 muaj, pas ndërhyrjes kirurgjikale, me shpresën se do e largojë dëmtimin që nuk po e lë rehat.
Nga koha kur Dembele kaloi te Barcelona, ka shfaqur probleme të shumta me dëmtimet, që nuk e kanë lejuar të tregojë të gjithë potencialin e tij.



