
Gjatë eksperiencës tek Bayer Leverkuseni Alejandro Grimaldo ka treguar se mbetet një ndër më të mirët në Europë.
Anësori ka avancuar me hapa të sigurtë në rradhët e ‘’ Aspirinave ‘’, i cili gjithmonë është pretenduar nga Barcelona.
30 vjeçari ishte pjesë e ekipit të dytë të ‘’ Los Cules ‘’ në të shkuarën, i cili po zhvillon sezonin e tretë me ish fituesit e Bundesligës.
Joan Laporta është vënë në dispozicion të peticioneve të trainerit Hansi Flick dhe në rastin konkret ka ofruar afro 18 milionë euro.
Mënyra se si luan ishi i Benfikës është ajo e duhura referuar lojës së ‘’ Blaugranëve ‘’, tek i cili vihet re kombinimi i shpejtësisë, aftësive në prapavijë dhe inkursioneve të shpeshta drejt zonave kundërshtare.
Por s’mbaron me kaq sepse Alejandro Grimaldo po monitorohet me kujdes edhe nga drejtuesit e Bayern Munchenit, ekip i cili përbën një sfidë për gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm.
Krerët e Bayer Leverkusenit janë të ndërgjegjshëm se nxënësi i Kasper Hjulmand mund të largohet shumë shpejt nga ‘’ BayArena ‘’, një ndër më të mirët në formacionin titullar.
Në sezonin aktual kontributi konsiderohet tejet i vlefshëm, 7 gola dhe 4 asiste në 15 sfida, shoqëruar nga një rendiment optimal në secilën prej tyre.



