Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike/ Richarlison mposhti vetëm Gjermaninë, zhgënjen Franca (VIDEO)

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike/ Richarlison mposhti vetëm Gjermaninë, zhgënjen Franca (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme 8 ndeshje të turneut të futbollit në Lojërat Olimpike, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

Në Grupin A, Meksika mposhti me shifrat e thella 4-1 Francën. Golat e Vega në minutën 47-të, Cordova në minutën e 55-të, Antuna në minutën e 80-të dhe Aguirre në minutën e 90-të, e bënë të pavlefshëm golin e Gignac në minutën e 69-të për Francën. Në të njëjtin grup, Japonia mposhti minimalisht Afrikën e Jugut.

Në Grupin D, Brazili mposhti me rezultatin 4-2 Gjermaninë. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Richarlison, i cili realizoi tripletë për “Selecaos” në minutat 7’, 22’ dhe 30’. Ndërkohë goli i katër u shënua nga Paulinho në minutën e 90+5’. Për Gjermaninë shënoi Amiri në minutën e 57-të dhe Ache në minutën e 84-t.

Në të njëjtin grup, Bregu i Fildishtë mposhti 2-1 Arabinë Saudite, ku autogoli i Al Amri në minutën e 39-të dhe goli i Frank Kessie në minutën e 66-të, i dha fitoren skuadrës afrikane.

Në Grupin C, Spanja barazoi pa gola ndaj Egjiptit, ndërsa Argjentina u mposht 2-0 nga Australia.

Në Grupin B, Zelanda e Re mposhti minimalisht Korenë e Veriut, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Rumania ndaj Hondurasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy