Chelsea ‘’peshkon‘’ tek Nottingham Forest

Chelsea ‘’peshkon‘’ tek Nottingham Forest

Pas investimit prej një miliardë eurosh në dy merkatot e fundit , drejtuesit e Chelseat ende duan ta përforcojnë ekipin. Këtë herë pjesë e planeve të Mauricio Pochettinos është bërë Brennan Johnson , lojtar që aktivizohet në rradhët e Nottingham Forestit, për të cilin janë ofruar 50 milionë euro.

Gjatë kësaj vere janë larguar disa lojtarë nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ si Kai Havertz , Mason Mount, Christian Pulisic, Aubameyang dhe David Fofana. 22 vjeçari shquhet për adaptimin në disa pozicione të ofensivës i cili në sezonin e kaluar shënoi 10 gola në 44 sfida.

Duhet theksuar se me ardhjen e Todd Boehly-t , tek kryeqytetasit është investuar fuqimisht por fatkeqësisht zhvilluan një sezon për tu harruar dhe pas shumë vitesh nuk arritën pjesëmarrjen në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy