Gvozdenovic: Nuk më kënaq barazimi ndaj Tiranës

Gvozdenovic: Nuk më kënaq barazimi ndaj Tiranës

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, deklaroi për MCN TV, se barazimi me Tiranën nuk ishte rezultat i drejtë, për atë që skuadrat prodhuan në fushë.

Sipas tij, korçarët kishin raste për shënim dhe duhet t’i kishin shfrytëzuar më mirë, për të marrë pikët e plota.

Për mendimin tim, rezultati nuk është i drejtë. Kërkuam fitoren dhe ishim më mirë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë, Nikaj ishte përpara porte dhe nuk gjuajti mirë. Nuk jam i kënaqur me barazimin.

Pas golit të parë, duhet të qëndronim më lart, unë nuk kërkova të tërhiqeshin. Edhe Tirana bëri presion lart dhe automatikisht ishim mbrapa. Kjo ishte për shkak të cilësisë së kundërshtarit. Kishim mundësi për golin e dytë. E di cilësinë e Tiranës, e kishim rastin për të shënuar dhe nuk ia dolëm, pastaj e pësuam.

Kemi sulmues të mirë, për mendimin tim. Nikaj 21 vjeçar, Rashica 19 vjeçar, Frenkli 20 vjeçar. Sot krijuam shumë raste për shënim. Për pak kohë, do rregullojmë shumë në anën e sulmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy