
Me me shumë se gjysmën e sezonit të përfunduar , Barcelona vijon të ketë një mision të vështirë dhe njëkohësisht të vetmen rrugëdalje për ti rënë përfundimisht me shkelm problematikave të së kaluarës .
Xavi Hernandez meriton duartrokitje në këto pak kohë si lider i stolit sepse ka arritur ta kuptojë mënyrën e të luajturit të nxënësve të tij dhe deri më tani ka arritur rezultate bindëse .
Në aspektin e merkatos , ecuria pritet me shumë kthesa për spanjollët sepse objektivi kryesor Erling Haaland momentalisht konsiderohet i pamundur dhe Mateu Alemany ka preferuar të bëjë me dije opsione të tjera për ofensivën .
Rafael Leao i Milanit vijon me punën mbresëlënëse tek kuqezinjtë me anë të cilës ka fituar shumë fansa dhe duartrokitje sidomos në‘’ San Siro ‘’ dhe mungesa e një akordi me italianët , i jep fuqi tentativës së ‘’ Blaugranëve ‘’ për ti garantuar një tjetër yll repartit të avancuar .
Projekti ambicioz i Barcelonës lidhet ngusht me arritjen tek suksesi që mungon prej kohësh në ‘’ Camp Nou ‘’ por më e rëndësishmja e kësaj historie është se vijimi i bashkjetesës në Milano është vënë në dyshim për arsye të prezencës së Zlatan Ibrahimovich , lojtar që karakterizohet nga një shpirt luftarak dhe s’pranon kurrsesi të dorëzohet pavarësisht se është afër të 40-tave .
Në këtë aspekt Stefano Piolo i ka dhënë përparësi eksperiencës së suedezit i cili i ka dhënë sinjalet për çdo rival dhe e ka parakaluar portugezin dhe Barcelona kërkon të përfitojë nga momenti jo i mirë i 22 vjeçarit .
11 gola në 31 sfida janë arritjet e deritanishme të Rafael Leaos dhe me këtë interes parashikohet se do ta mendojë me qetësi hapin e ardhshëm dhe në Spanjë vijon pa u ngutur pritja e elementëve të tjerë cilësorë me objektivin e përforcimit të çdo reparti që mund ta shëndërrojë këtë Barcelonë në të pandalshme .



