Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s me datë 17 qershor përcaktoi shumë për fatet e sezonit aktual të Kupave të Europës, që do rinisë me datë 7 gusht për të përfunduar me datë 23. Ky zhvillim i ka dhënë mundësinë UEFA-s që të mendojë edhe për sezonin e ardhshëm ku pasi caktoi nisjen dhe mbylljen, së fundmi raportohen të kenë dalë edhe datat e sakta për secilën fazë.
Konkretisht për Champions League e sezonit 2020-2021 është vendosur të nisë më 20 tetor 2020 dhe finalja të luhet më 29 maj 2021 në Stamboll, qytet që duhet të mirëpriste finalen e këtij sezoni por që për shkak të kushteve të pandemisë do të luhet në Lisbonë të Portugalisë.
Edicioni 2020-2021 do të fillojë me 20 tetor, ndërsa finalja do të luhet në Stamboll me 29 maj.
Datat e Ligës së Kampionëve për edicionin e ri 2020-2021:
Raundi i parë i fazës së grupeve – 20/21 tetor, 2020
Raundi i dytë i fazës së grupeve – 27/28 tetor, 2020
Raundi i tretë i fazës së grupeve – 3/4 nëntor, 2020
Raundi i katërt i fazës së grupeve – 24/25 nëntor, 2020
Raundi i pestë i fazës së grupeve – 1/2 dhjetor, 2020
Raundi i gjashtë i fazës së grupeve – 8/9 dhjetor, 2020
Raundi i 1/16 – Ndeshjet e para: 16/17 shkurt dhe 23/24 shkurt, 2021. Ndeshjet e kthimit: 9/10 mars dhe 16/17 mars, 2021
Çerekfinalet – Ndeshjet e para: 6/7 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 13/14 prill, 2021
Gjysëmfinalet – Ndeshjet e para: 27/28 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 4/5 maj, 2021
Finalja – 29 maj, 2021



