
Mungesa e finalizimit është shëndërruar në një ndër problemet më të theksuara të Chelseat në sezonin aktual.
Traineri Enzo Maresca ka vënë në dijeni drejtuesit për këtë fakt dhe tashmë tek londinezët ka filluar puna në lidhje me merkaton e verës.
Disa emra kanë qarkulluar së fundmi në ‘’ Stamford Bridge ‘’, të cilëve i është bashkuar edhe ai i Bynoe- Gittens.
Anglezi po performon në lartësinë e duhur në rradhët e Borussia Dortmundit, për të cilin londinezët do të kenë një sfidë jo të lehtë me gjigandët e kontinentit të vjetër.
Drejtuesit e gjermanëve kanë filluar ti vënë pikat mbi i në lidhje me 20 vjeçarin dhe kanë përcaktuar 100 milionë euro për ta lënë të lirë.

Natyrisht kjo shifër përbën një sfidë për xhepat e Todd Boehly-t, i cili e ka shfaqur potencialin edhe në merkatot e kaluara.
Pavarësisht besimit të trainerit Niko Kovac në aftësitë e Bynoe- Gittens, nëse manjati amerikan i plotëson kushtet, ndoshta ekipi nga Ruhr do të humbasë një element me shumë vlera.
Përpos këtij fakti, dihet se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë një ekip me shumë traditë dhe i pretenduar nga shumë lojtarë, si në lidhje me aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.
Sezoni aktual është i katërti për golashënuesin në ‘’ Signal Iduna Park ‘’, i cili në 35 sfida ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar gjithashtu me 5 asiste.



