Ish-lojtari i Dinamos, Ermal Tahiri në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se ndryshimi i logos i ka prekur të gjithë dinamovitët. Ndërsa duke folur për Europianin, ai u shpreh se Skocia i surprizoi të gjithë.
“Na ka ngacmuar të gjithëve ndryshimi i logos së Dinamos. Është një logo që e mbajnë të gjitha Dinamot në botë, me shkronjën ‘D'. Dashuria e Dinamos është logo dhe fanella. Ne duam ta shikojmë sa më mirë Dinamon, është ndoshta pjesa më e mirë e kampionatit shqiptar.
Skocia donte ta fitonte ndeshjen, i kishte rastet. Bënë një futboll shumë të bukur. Futboll sulmues. Lojtarët treguan në fushë se ishin shumë mirë, me këtë barazim Skocia tani ka shpresë për të kaluar grupin. Më bën përshtypje më shumë se në bazë të kuotimeve, Anglia nuk është ekipi që të jetë shumë lart për të marrë trofeun. Anglia ishte favorite në këtë ndeshje”, u shpreh Tahiri.



