Xavi Simons transferohet tek Tottenham Hotspuri

Xavi Simons transferohet tek Tottenham Hotspuri

 Tek Tottenham Hotspuri vijon të punohet me intensitet në këto ditë të fundit të merkatos së verës.

Drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ janë vënë në dispozicion të kërkesave të trainerit Ange Postecoglou, të cilët e kanë arritur marrëveshjen me Xavi Simons. 

Presidenti Daniel Levy ka investuar rreth 60 milionë euro për mesfushorin, për të cilin luftoi për një kohë të gjatë edhe Chelsea. 

22 vjeçari konsiderohet një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër, të cilit nëse i jepen hapësirat e mjaftueshme mund të bëjë diferencën. 

Referuar kryeqytetasve, dëmtimi i James Maddison, shtuar edhe dështimin në lidhje me transferimin e Morgan Gibbs-White dhe Eberechi Ezes në ‘’ White Hart Lane ‘’ i kanë përshpejtuar lëvizjet e drejtuesve për të firmosur me ishi-n e Psv Eindhovenit. 

Pas ulje-ngritjeve në mesfushë për një kohë të gjatë, tashmë Tottenham Hotspuri do të ketë pjesë një element kualitativ, prezenca e të cilit me siguri do ti japë një tjetër ritëm lojës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy