Benjamin Sesko, prioritet për Arsenalin

Benjamin Sesko, prioritet për Arsenalin

Përforcimi i ofensivës vijon të jetë një prioritet për drejtuesit e Arsenalit.

Traineri Mikel Arteta po kërkon me ngulm transferimin e një sulmuesi në ‘’ Emirates ‘’ për ta kompletuar ekipin për sezonin vijues.

Sipas ‘ CaughtOffside ‘, numri një i stolit të londinezëve po analizon dy lojtarë të cilët kanë lënë gjurmë në ekipet e tyre respektive.

Flitet për Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak, por zgjedhja e parë është Benjamin Sesko. Për sllovenin është menduar një kontratë prej katër vitesh me opsionin e rinovimit për një tjetër, gjithmonë nëse do ti përmbushë pritshmëritë.

20 vjeçari i Leipzigut po impresionon dhe është shëndërruar në një rrezik të vazhdueshëm për rivalët. ‘’ Topchinjtë ‘’ pak e nga pak po e rikuperojnë terrenin e humbur, të cilët do të jenë pjesëmarrës në Champions League sezonin vijues.

Nuk përjashtohet një surprizë në javën e fundit të Premier Leagues edhe pse diferenca me Manchester City-n është vetëm dy pikë.

Nëse ‘’ Qytetarët ‘’  do të humbasin përballë West Hamit dhe ‘’ The Gunners ‘’ bëjnë detyrën në ‘’ Emirates ‘’ kundër Evertonit, do ta fitojnë kampionatin anglez për herën e 14-të në histori.

Sezoni i parë tek ‘’ Demat e Kuq ‘’  për ishi-n e Salzburgut ka rezultuar shumë pozitiv, i cili ka gjetur në 11 raste rrugën e rrjetës në 30 sfidat e zhvilluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy