
Olivier Giroud do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe sezonin tjetër.
Sulmuesit francez i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, por palët kanë rënë dakord për rinovimin.
Këtë të mërkurë ka pasur një takim mes lojtarit dhe drejtuesve kuqezi, ku thuhet se është rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit.
Me marrëveshjen e arritur, tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga Milani.



