Zaniolo, afër Milanit

Zaniolo, afër Milanit

Prej shumë kohësh një ndër prioritetet e Milanit për merkaton verore vijon të jetë Nicolo Zaniolo. Mesfushori bëri një hap të gabuar në karrierë me transferimin tek Galatasaray dhe mendon se zgjedhja më e mirë është largimi nga turqit. Ndërkohë, kuqezinjtë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës të italianit e cila arrin 35 milionë eurot, për ta rikthyer në kampionatin ku filloi rrugëtimin drejt suksesit. ‘’ Djalli ‘’ e ka humbur disi terrenin në Serinë A sepse në sezonin e shkuar ia la stafetën Napolit dhe gjithashtu në Champions League , skuadër e cila u mposht nga Interi në gjysëmfinale dhe duke filluar nga ai vijues do të tentojë ta rikthejë historinë në favor. Italia i ofroi mundësinë për tu njohur botërisht 23 vjeçarit, i cili pas Interit dhe Romës mund të bëhet pjesë e një tjetër gjigandi siç është Milani. Eksperienca tek Galatasaray , nëse i referohemi sezonit të lënë pas përmblidhet me 5 gola në 11 ndeshje , por duke filluar nga 1 korriku , Nicolo Zaniolo do të ketë mundësinë për të bërë një tjetër zgjedhje për të ardhmen.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy