Barcelona përgatit dy largime

Barcelona përgatit dy largime

 Barcelona e ka zgjedhur tashmë rrugën drejt rindërtimit dhe deri më tani rezultatet i kanë dhënë të drejtë drejtuesve .

Xavi Hernandez ka treguar shumë personalitet në stolin e ‘’ Blaugranëve ‘’ duke rikthyer shpresën tek një skuadër që pak e nga pak po shpërfytyrohej .

Merkatoja e janarit rezultoi çelësi për të shpëtuar nga ky ngërç  por revolucioni sigurisht do të marrë një kohë të  gjatë  për të dhënë efektet e pritura .  

Joan Laporta po e tregon se është i denji për këtë klub që në të kaluarën mposhti me meritë çdo rival që i doli përpara dhe tashmë kërkon të përsërisë sukseset .

 Sipas ‘ Sport ‘ Sergino Dest dhe Clement Lenglet nuk kanë mundur ta bindin ish mesfushorin dhe janë etiketuar si të padëshiruar  për të ardhmen .

Shitja e tyre do të ishte një plus për arkat për të rikuperuar një pjesë të investimit në merkaton e janarit  dhe për ti vënë gjërat në vijë gjatë asaj të verës ku priten përforcime të reja në Katalunjë .

Suksesi po predominon tek ‘’ Los Cules ‘’ sepse me shumë sakrifica kanë arritur të mbyllin transferimin e Andreas Christensen i cili do të vihet në dispozicion të ishi-t të Al Sadd duke filluar nga sezoni vijues , lojtar që pritet të ndiqet nga  Noussair Mazroui duke mos përjashtuar edhe Erling Haaland por për këtë operacion të bujshëm , shitjet bëhen të domosdoshme .

Për francezin  Sevilla ka filluar seriozisht sulmin sepse  e vlerëson maksimalisht  kontributin e dhënë tek Barcelona ndërsa Sergino Dest preferohet nga Monaco , ekip me shumë histori në Ligue 1 i cili ia ka hapur me kohë dyert e ‘’ Luigjit të Dytë ‘’ 21 vjeçarit .

Në këtë histori priten edhe surprizat sepse nuk përjashtohet futja në garë e të tjerë pretendentëve që mund ta bindin Barcelonën me kërkesat e tyre .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy