Trajneri Sulejman Starova, është shprehur se fitorja e Kukësit ndaj Tiranës, ka zbukuruar kampionatin. Duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, në lidhje me VAR dhe gjykimin, Starova tha se duhet të merren në konsideratë ankesat e Skënderbeut për arbitrimin.
“Me fitoren e Kukësit kampionati u bë më i bukur. Tirana vuajti lodhjen e Kupës si dhe mungesën e Xhixhës. Kukësi mori një fitore të merituar. Kukësi konfirmohet si forca e dytë. Ia vlen ta thuash këtë, duke parë që Vllaznia dhe Teuta janë poshtë. Te Kukësi shikoj një ndryshim për mirë në mbrojtje.
VAR i ka dhënë rezultatet e veta. Gabimet janë shumë normale. Problemi është këtu si te fundi i fazës së parë. Kemi një protestë më masive të Skënderbeut. Duhet marrë në konsideratë ankesa e Skënderbeut.”, u shpreh Starova.



