Superliga e Kosovës/ Trepça 89 bie nga kategoria, Ferizaj shpëton në minutën e 105-të

Superliga e Kosovës/ Trepça 89 bie nga kategoria, Ferizaj shpëton në minutën e 105-të

Superliga e Kosovës, luajti edhe javën e fundit këtë të diel, ku u vendosën verdiktet përfundimtare.

Trepça 89 ka rënë nga kategoria, pavarësisht fitores 2-1 ndaj Prishtinës. Mitrovicasit e mbyllën në vendin e 9-të në renditje me 40 pikë, 1 më pak se Ferizaj, me këta të fundit që morën një fitore dramatike ndaj Dukagjinit më rezultatin 2-1.

Skuadra e Ferizajt, e shënoi golin e fitores në minutën e 105-të, pasi më herët arbritrat kishin akorduar 17 minuta shtesë.

Gjithashtu goli i shënuar në fund, ka ngjallur dyshime të mëdha, për mënyrën sesi portieri kundërshtar e hap portën.

Sa i përket verdikteve të tjera, Ballkani fitoi titullin dhe do të luajë në Champions League. Në Conference League do të garojnë dy skuadrat nga Gjilani: Drita dhe Gjilani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy