Bayerni nuk e harron Jonathan David

Bayerni nuk e harron Jonathan David

Prej shumë kohësh Jonathan David vijon të tregojë se e meriton kalimin tek një ekip elite.

Golashënuesi i Lilles preferohet nga traineri Julian Nagelsmann, i cili asnjëherë nuk e ka anashkaluar vëmëndjen nga ylli i francezëve.

Por Bayern Munchen do të ketë një rival të vështirë siç është Leipzigu për 23 vjeçarin, statistikat e të cilit deri më tani konsiderohen tejet shpresëdhënëse , me 17 gola dhe 4 asiste në 26 sfida.

Interesi i bavarezëve nënkupton një fërkim duarsh nga drejtuesit e Lilles , skuadër e cila akordoi për 80 milionë euro në të kaluarën transferimin e Victor Osmihen tek Napoli, ndërsa vlera e Jonathan David arrin 50 milionë eurot.

Largimi i Robert Lewandowskit , sigurisht vijon të ndikojë në rendimentin e ofensivës , pavarësisht se rekordmenët e Bundesligës nuk njohin kundërshtarë prej shumë vitesh në kampionat dhe pa dyshim konsiderohen një ndër rivalët pretendentë edhe në Champions League .

Një kalim në ‘’ Allianz Arena ‘’ do ti ofronte garancinë e fitimit të titujve ishi-t të Gentit por s’duhet harruar as Leipzigu pavarësisht se Bayern Munchen konsiderohet favorit për shërbimet e Jonathan David.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy