
Me të mbërritur në Londër , Antonio Conte ka filluar seriozisht punën për ta dërguar Tottenhamin aty ku e meriton. Merkatoja pritet me shumë zhvillime për ‘’ Spursat ‘’ sepse traineri nga Lecce do të kërkojë të jetë protagonist , sidomos në Champions League që mbetet një endërr për 52 vjeçarin.
Kryeqytetasit i kanë kthyer sytë tek ishi i tyre Gareth Bale , lojtar që la gjurmë në të kaluarën dhe do të kërkojnë t’ia rrëmbejnë Real Madridit pa përjashtuar mundësinë se mund të transferohet gratis në Premier League .
Italiani është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e uellsianit tek Tottenhami dhe sipas spanjolles ‘’ Chiringuito ‘’ presidenti Daniel Levy do të bëjë gjithçka është e mundur për t’ia plotësuar dëshirën gjigandit të trainingut.
Qëllimi i Antonio Contes është që sulmuesi nga Kardifi të rikuperojë versionin më të mirë të tij dhe tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ do te gjente një ambjent ndryshe sepse besimi i fituar me ishi-n e Interit është tepër i madh dhe ofron garanci për të ardhmen .
Aktualiteti na largon shumë nga ai Gareth Bale që impresionoi në të kaluarën sepse dëmtimet nuk po e lënë të ngrejë kokën dhe është më tepër jashtë fushave sesa brenda tyre .
Por eksperienca dhe kontributi i dhënë kurrsesi s’mund të harrohet nga Tottenhami i cili shpreson se rikthimi i mundshëm i tij mund të jetë një ogur i mbarë për ‘’ The Whites “ për arritjen e sukseseve të cilat do të ishin edhe më të mundshme me të në skuadër .
Eksperienca e deritanishme me ‘’ Galaktikët ‘’ ka rezultuar si mos më keq dhe është kanalizuar në 197 minuta lojë, shumë pak duke marrë në konsideratë pritshmëritë e Carlo Ancelottit për ishi-n e Southampton.



