Nico Williams, prioritet për Barcelonën

Nico Williams, prioritet për Barcelonën

 Pavarësisht problemeve të theksuara në aspektin ekonomik, tek Barcelona vijon të shpresohet për arritjen e objektivave gjatë merkatos së verës.

Priten shumë ndryshime tek spanjollët dhe prioritet vijon të jetë përforcimi i metrave të fundit.

Nico Williams i Athletic Bilbaos po e bind me kalimin e çdo sfide Xavi Hernandezin, lojtar i grumbulluar edhe nga Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’.

Sipas ‘ Sport ‘ klauzola e prishjes së kontratës me vaskët prej 50 milionë eurosh mund t’ia lehtësojë tentativën Barcelonës për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Nëse e vlerësojmë në aspektin cilësi-çmim sigurisht blerja e 21 vjeçarit konsiderohet një zgjidhje perfekte për drejtuesit e kësaj skuadre, e cila vijon të jetë e limituar në lidhje me blerjet.

Të qënit pjesë e kuq e bluve është një dëshirë e Nico Williams, ekip në të cilin do të gjente mbështetjen e Alejandro Baldes, Pau Cubarsit dhe Lamine Yamal, shokë të ekipit tek Spanja.

Megjithatë, po shqyrtohen disa alternativa për arritjen e këtij objektivi, një ndër të cilat mund të jetë përfshirja e ndonjë lojtari për ta reduktuar koston e kësaj marrëveshjeje.

Nico Willams është një element shumë cilësor, i cili spikat për teknikën dhe shpejtësinë, sidomos në duelet një kundra një dhe në sezonin aktual e ka konfirmuar potencialin me 6 gola dhe 12 asiste në 29 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy