
Samu Castillejo nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Sulmuesit ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë dhe do të vazhdojë karrierën në La Liga.
27-vjeçari, është rikthyer në Spanjë dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Valencias. Ishte trajneri Gattuso, i cili më parë e ka drejtuar te Milani dhe i kërkoi drejtuesve që t’ia sjellin edhe të Valencia.
Castillejo e njeh mirë kampionatin spanjoll, pasi në të kaluarën ka luajtur aty me skuadra si Villarreal dhe Malaga.



