
Dihet se Robert Lewandowskit nuk i kanë mbetur edhe shumë vite në futbollin e luajtur.
Polaku, tanimë me 36 vite mbi supe është drejt varjes së këpucëve në gozhdë dhe drejtuesit e Barcelonës po insistojnë për transferimin e Alexander Isak në ‘’ Camp Nou ‘’.
Golashënuesi i Newcastle United, i krahasuar edhe me Zlatan Ibrahimovich konsiderohet ndër më të rrezikshmit në qarkullim dhe drejtuesit e ‘’ Las Urracas ‘’ pretendojnë të arkëtojnë mbi 110 milionë euro.
Natyrisht kjo shifër përbën një sfidë për xhepat e Joan Laportas, i cili ka menduar ta paguajë me këste.
Numri një i ‘’ Blaugranëve ‘’ thuhet se fillimisht do të ofrojë 65 milionë euro për 25 vjeçarin por ekziston edhe një formulë tjetër, e cila lidhet me përfshirjen e ndonjë lojtari në këtë operacion për ta ulur koston.
Ndërkohë, ishi i Real Sociedadit prej disa vitesh po tregon një nivel për tu marrë shembull në fushën e lojës, i cili po zhvillon sezonin e tretë me klubin më të pasur të botës momentalisht.
Tek Alexander Isak spikasin shpejtësia, nuhatja për golin dhe shtatlartësia, komponentë të cilët e favorizojnë gjatë sfidave.
22 gola në 32 ndeshje në sezonin aktual e klasifikojnë si një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër, për të cilin interesi i ekipeve të elitës pritet të shtohet.



