
Problematikat në prapavijën e Barcelonës sigurisht i kanë shtyrë drejtuesit për të kërkuar alternativa në merkaton e janarit.
Inigo Martinez vijon të jetë pjesë e projektit ambicioz të Xavi Hernandezit , kryefjala e të cilit është ripozicionimi i katalanasve aty ku e meritojnë.
Spanjolli e përfundon kontratën me Athletic Bilbaon në fundin e sezonit dhe për ‘’ Los Cules ‘’ konsiderohet një moment që s’duhet ta humbasin për shtimin e kualitetit në organikë.
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ Barcelona ka shumë shanse për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ 31 vjeçarin por mbetet për tu parë reagimi i vaskëve , për një lojtar që ka patur disa probleme në kavilje gjatë muajve të fundit por me kalimin e kohës ka ditur ti hedhë pas krahëve .
Megjithatë, sipas të famshmes spanjolle ekziston një pakt ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Barcelonës për firmosjen me Inigo Martinezin dhe duke ditur edhe problemet e njëpasnjëshme në mbrojtjen e ekipit të Xavi Hernandezit , transferimi i ishi-t të Real Sociedad konsiderohet i domosdoshëm.
Por në këtë histori nuk ka munguar reagimi i drejtuesve të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët përballë këtij kërcënimi po tentojnë zgjatjen e kontratës së pilarit të tyre, vendimtar në prapavijën e Athletic Bilbaos .



