Bayerni këmbngul për Wijnaldum

Bayerni këmbngul për Wijnaldum

Afrimi me fundin e kontratës me  Liverpoolin e ka  shëndërruar Georginio Wijnaldum në një kandidat preferencial për mesfushën e Bayernit .  Bavarezët shpresojnë në transferimin e hollandezit me parametër zero në ‘’ Allianz Arena ‘’ pavarësisht se edhe Barcelona lufton për të .  Portali britanik ‘’ The Mirror ‘’ e afron 30 vjeçarin çdo ditë e më shumë me Bayern Munchen  por interesi i pareshtur i Ronald Koeman për yllin e Liverpoolit hap një debat interesant për të ardhmen e tij . ‘’ Blaugranët ‘’ mbeten disi në  kundrakohë në lidhje me këtë operacion sepse drejtuesit e tyre kanë deklaruar se nuk munden të përballojnë rrogën e lartë të shtatlartit të mesfushës dhe ky fakt ia rrit shpresat gjermanëve për ta patur në organikë  .

Largimi i deklaruar i Javi Martinezit krijon një boshllëk të madh në mesfushën e drejtuar nga Hansi Flick dhe do të kërkohet në mënyrë urgjente rikuperimi i tij me transferimin e lojtarit nga Roterdami .   Një fakt që me siguri do ti krijojë një bilanc financiar të qëndrueshëm Bayernit është edhe largimi i konfirmuar i  komponentëve si  Jerome Boateng , David Alaba  dhe Javi Martinez  paga e të cilëve ka përcaktuar një peshë specifike në arkat e Bayern Munchen .  

Nëse kampionët e Bundesligës do të kenë fatin e pasjes së tulipanit në skuadër do të shtonin rendimentin e mesfushës dhe gjithashtu do ti shërbenin prapavijës për arsye se është një lojtar polifunksional . Sezoni për nxënësin e Klopp vijon në një nivel normal sepse  është aktivizuar në 46 takime  dhe ka shënuar 3 gola .

 

         

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy