
Të martën në mbrëmje e gjitha bota e futbollit do të rikthejë edhe njëherë sytë nga Seria A pasi do të luhet derbi mes Interit dhe Juventusit. Një përballje dyshe për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, e cila vjen 16 ditë pas asaj fitoreje 2-0 të Interit për Seria A.
Në prag të këtij takimi trajneri i Juventusit Andrea Pirlo është shprehur: “Ajo humbje na mësoi shumë. Na tregoi se kur nuk jemi në rrugën e duhur Juventus nuk është vetvetja. Por pas asaj humbje rifilluam të bëjmë ndeshje të mira, siç ishte superkupa me Napolin, që na rriti menjëherë vigjilencën.”
Kur u pyet nëse po mendon për hakmarrjen Pirlo u shpreh: “E njohim mirë trajnerin kundërshtar dhe për këtë arsye jemi përgatitur këto ditë për atë që mund të ndodhë nesër në fushë. Është një ekip që di të mbyllet mirë dhe sulmon fort.”



