
Sezoni aktual është një demostrim se gjërat mund të ndryshojnë në pak kohë në futboll.
Arsenali është drejt fitimit të Premier Leagues për herë të 14-të pas shumë sezonesh dhe tashmë e ka siguruar biletën për pjesemarrjen në Champions League në të ardhshmin.
Ky kompeticion thekson një vështirësi më vete duke qenë se marrin pjesë klubet e elitës europiane dhe drejtuesit e londinezëve nuk kanë ndalur në asnjë moment në lidhje me objektivat .
Dy nga të preferuarit e Mikel Artetas aktivizohen tek Real Sociedadi dhe flitet për Robin Le Normand dhe Martin Zubimendi , për të cilët sipas ‘ Sport ‘ , kryeqytetasit kanë filluar ofensivën.
Ky investim parashikohet se do ti kushtojë jo pak të ashtuquajturve ‘’ Topchinjve ‘’, gjithmonë nëse do të arrihen akordet pasi ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ pretendojnë rreth 100 milionë euro për largimin e tyre nga ‘’ Reale Arena ‘’.
Për bardheblutë do të ishte një fuqizim i konsiderueshëm arkash , ekip i cili është gjithashtu afër Europës pavarësisht se i mbeten edhe tetë sfida për të zhvilluar në Primera Division.



