
Ashtu siç është deklaruar prej shumë kohësh me përfundimin e këtij sezoni Sergio Aguero do të bëjë gati valixhet për ti dhënë fund eksperiencës në ‘’ Etihad Stadium “ .
Vendimi i tij ka rënë menjeherë në veshët e skuadrave të njohura në Europë dhe pas interesit të Barcelonës është Parisi ai që do të luftojë për ta transferuar në Francë.
Kryeqytetasit mendojnë të shfrytëzojnë në maksimum kartën Mauricio Pochettino për ta bindur bashkombasin e tij që të zbarkojë në mitikun ‘’ Parque De Prince ‘’. Megjithatë nuk duhet anashkaluar as emri i Juventusit skuadër që në të tilla raste ka ditur ti hedhë hapat ashtu siç duhet dhe ka përjetuar një fund të lumtur .
Këtë fakt e ka publikuar edhe ‘’ SkySports ‘’ aspekt që e shëndërron çështjen ‘’ Aguero ‘’ në shumë të rëndësishme . Në rast kalimi në Ligue 1 golashënuesi i mirënjohur do të gjente mbështetjen e padiskutueshme të Mauro Icardit dhe Angel Di Marias dhe për më tepër kuq e blutë vazhdojnë ta mbajnë të ndezur shpresën për të transferuar 6 herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messi.
Me një perspektivë të tillë kampionët në fuqi të Francës i shtojnë ndjeshëm kreditet për të afruar ishin e Indipendiente Avellanedas , interes që parashikohet se do të vlerësohet maksimalisht nga ky i fundit sepse do të bëhej pjesë e një skuadre yjesh . Javët pasardhëse me siguri do të shënojnë hapjen e një tjetër kapitulli në karrierën e suksesshme të sulmuesit të kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’, eksperiencë që nëse do të ketë fundin e pritur pa dyshim do të përballohet ashtu siç duhet nga Sergio Aguero sepse potenciali i tij mbetet i padiskutueshëm .
Humbja e protagonizmit ndoshta në njëfarë mënyre e ka një shpjegim përkatës për arsye se mban mbi supe 32 vite , moshë që reflekton se i ashtuquajturi ‘’ El Kun ‘’ është drejt varjes së këpucëve në gozhdë. Me 14 prezenca dhe 3 gola të shënuara gjatë sezonit aktual kuptohet se rendimenti i tij ka pësuar një rënie drastike në krahasim me të kaluarët dhe e bën të domosdoshëm ndërrimin e destinacionit gjatë merkatos verore . Nga ana tjetër me shumë gjasa direktiva e Paris St Germain nuk do të ngurrojë për asnjë moment në kërkimin e lojtarëve cilësore me objektivin e plotësimit të dëshirës së zjarrtë e cila është fitimi i kompeticionit të Uefa Champions Leagues .



