Mason Greenwood, objektiv i Atletico Madridit

Mason Greenwood, objektiv i Atletico Madridit

Gjatë eksperiencës me Marseillen Mason Greenwood ka arritur të rikuperojë ndjeshëm terren në krahasim me të kaluarën.

Mesfushori po zhvillon sezonin e dytë në ‘’ Stade Velodrome ‘’, i shoqëruar deri më tani me 11 gola dhe 4 asiste në 16 sfida. 

Drejtuesit e Atletico Madridit po e monitorojnë me kujdes anglezin, për të cilin francezët pretendojnë të arkëtojnë rreth 80 milionë euro. 

Kjo shifër është përcaktuar në sajë të ecurisë pozitive të ishi-t të Manchester United në një ndër kampionatet më të rëndësishëm të Europës. 

Traineri Roberto De Zerbi beson tek kualiteti i 24 vjeçarit, një ndër më premtuesit tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ në të shkuarën. 

Mënyra se si luan e ka impresionuar Diego Simeonen pasi është tejet potent, teknik dhe ka aftësinë për të arritur shpejt tek golat. 

Sipas ‘ French Football Weekly ‘, presidenti i marsejezëve Pablo Longoria ka deklaruar se nuk do të bëjë lëshime në lidhje me peticionin, duke qenë se Mason Greenwood është një ndër më të mirët në 11-shen e teknikut italian.

 Për ‘’ Los Colchoneros ‘’ transferimi i golashënuesit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të konsiderohej një vlerë e shtuar për repartin ofensiv, i cili po bën mirë tek një ndër klubet më të famshëm në Francë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy