
Me një Karim Benzema në hapat e fundit të karrierës Real Madridit i duhen përforcime në metrat e fundit për të shtuar produktivitetin.
Opsioni Erling Haaland do të jetë kryefjala e merkatos së ‘’ Galaktikëve ‘’ por vështirësitë për realizimin e këtij operacioni mbeten prezente .
Përpos kësaj alternative për të cilën disa skuadra elite po luftojnë, edhe Dusan Vlahovic vijon të impresionojë spanjollët por gjasat janë se do të përfundojë në ‘’ Emirates ‘’.
Madrilenët e dinë shumë mirë se pa një lojtar klasi nuk do të mund të bëjnë shumë, gjithmonë duke iu referuar objektivave madhorë dhe Robert Lewandowski nuk i është hequr për asnjë moment nga mendja Carlo Ancelottit.
33 vjeçari është shumë afër largimit nga ‘’ Allianz Arena ‘’, operacion që mund të konkretizohet në verë pavarësisht se kontrata me Bayern Munchen është e vlefshme deri në 30 qershorin e 2023-shit.
Por gjithmonë duhet patur parasysh se një skuadër si ajo e gjermanëve në të gjitha rastet ka rezultuar së tepërmi fanatike ndaj yjeve të saj dhe parashikohet se do të vërë barrierat përkatëse së pari sepse Robert Lewandowski është një lojtar si pak të tjerë dhe njëkohësisht nëse do ti hapte dyert e largimit nga Mynihu do të bënte një gabim për të cilin mund të pendohet sepse flitet për fuqizimin e një kundërshtari të mundshëm në Champions League .
Shtatlarti nga Varshava mbetet një kërcënim real për çdo skuadër , fakt që e demostrojnë statistikat e këtij sezoni të cilat vijojnë ta konsiderojnë një rekordmen absolut me 34 gola dhe 3 asiste në 27 ndeshje me gjigandët e Bundesligës .



