Virgil van Dijk i vetëofrohet Atletico Madridit

Virgil van Dijk i vetëofrohet Atletico Madridit

Pas lamtumirës së Jurgen Klopp, tek Liverpooli ka filluar një revolucion.

Vendin e gjermanit e ka zënë Arne Slot, i cili ka filluar punën për të rikthyer përsëri buzëqeshjen në ‘’ Anfield Road ‘’.

Priten largime nga anglezët dhe besohet se Virgil van Dijk mund ti vërë shumë shpejt pikën eksperiencës.

Atletico Madridi shikohet si destinacioni i mundshëm për 33 vjeçarin, i cili i është vetëofruar ekipit të Diego Simeones.

 

Drupal Ad

 

 

 

Megjithatë, në aspektin ekonomik ‘’ Los Colchoneros ‘’ preferojnë të tjera alternativa për të ruajtur ekuilibrat por gjithsesi ishi i Celtic konsiderohet aktualisht si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Largimi i tij do të përbënte një humbje për Liverpoolin por gjithsesi drejtuesit, me në krye Richard Hughes dhe Michael Edwards po japin maksimumin për të gjetur një zëvëndësues të denjë.

Paga e shtatlartit është momentalisht e papërballueshme nga xhepat e presidentit Enrique Cerezo por s’përjashtohet edhe mundësia që ti bashkohet ligës së Arabisë Saudite, aty ku ofertat sigurisht mund t’ia përmbushin pritshmëritë.

Lojtari i lindur në Breda ka zhvilluar shtate sezone me 19 herë fituesit e Premier Leagues, i cili numëron 270 sfida dhe 23 gola, një Kampionat, dy Kupa Lige, një Fa Cup, një Community Shield, një Champions League, një Superkupë Europe dhe një Botëror Klubesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy