Barcelona, bën gati largimet

Barcelona, bën gati largimet

Pavarësisht se pritet që në ‘’ Camp Nou ‘’ të transferohen disa lojtarë gjatë merkatos verore, edhe largimet do të jenë pjesë e kësaj periudhe.

Drejtori sportiv Deco do të ketë shumë punë për të bërë në bashkpunim me presidentin Joan Laporta, me qëllimin e rikthimit të kuq e bluve tek titujt.

Për të realizuar blerjet e duhura natyrisht spanjollëve do ti duhet të mbushin arkat për të qenë në lartësinë e duhur.

Me trainerin Hansi Flick në stol shumë gjëra do të ndryshojnë dhe numri një i Barcelonës beson tek potenciali i tij.

Robert Lewandowski është një ndër të cilët mund ti japë lamtumirën gjigandëve të Spanjës dhe jo vetëm, i cili në sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre, me 17 gola dhe 8 asiste.

 

Drupal Ad

 

 

 

Flitet për Arabinë Saudite dhe Premier Leaguen si destinacionet e mundshme të polakut, shitja e të cilit mund ti sigurojë të ardhurat e mjaftueshme Joan Laportas për të tentuar firmosjen me Rafael Leaon ose Kvicha Kvarastkhelian.

Edhe Frenkie de Jong është drejt largimit, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur ta zëvëndësojë ashtu siç duhet Sergio Busquets, mesfushor që shkruajti historinë me Barcelonën dhe Spanjën në të kaluarën.

Vlera e kartonit të hollandezit në merkato vijon të jetë e lartë dhe për ‘’ Blaugranët ‘’ është një shans për të fuqizuar sadopak arkat.

Edhe ekstremi Raphinha, kyç në mbarëvajtjen e ‘’ Los Cules ‘’ në dy sezonet e fundit mund ti vërë pikën eksperiencës me këtë skuadër.

10 gola dhe 13 asiste në 37 sfidat e sezonit të kaluar evidentojnë potencialin e brazilianit, largimi i të cilit do të jetë një impuls për Barcelonën në aspektin ekonomik.

Lamine Yamal sigurisht do të fitonte vendin e titullarit të padiskutueshëm, tek një ekip i uritur për trofe, në Spanjë dhe kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy