
Pas shumë e shumë peripecive të përjetuara me Barcelonën karriera e Miralem Pjanic është drejt kthesës së ëndërruar . Eksperienca e dështuar me katalanasit i ka lënë për të kuptuar boshnjakut se për të është mbushur kupa dhe tashmë duhet të ndjekë një tjetër rrugë. Vetëm një sezon u konsiderua i mjaftueshëm për ta cilësuar transferimin e 31 vjeçarit si një ndër më të dështuarit në historinë e ‘’ Los Cules ‘’ por shkëlqimi në të kaluarën i ka siguruar pretendentë me emër në Itali.
Sipas Mundodeportivos janë Juventus , Inter , Napoli dhe Fiorentina që do të luftojnë për këtë lojtar i cili medoemos duhet të transferohet tek një ekip që i siguron faktin e të qënit titullar për të shkuar drejt rikuperimit të formës .
Pavarësisht se do të jetë e vështirë të qënit i pretenduar nga skuadrat e sipërmërmendura evidenton se paraqitjet në Scudetto kanë rezultuar shumë cilësore sidomos nën urdhërat e Massimiliano Allegrit , trainer i cili i dha shansin e shumë sukseseve ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe tashmë me rikthimin në Torino kërkon ta ketë përsëri nën urdhërat e tij .
Një operacion i tillë shikohet si i ndërlikuar sepse ende po mendohet formula e huazimit ose blerja përfundimtare e Miralem Pjanic por duke qenë se jemi në ditët e fundit të merkatos pritet që kjo çështje që konsiderohet shumë e rëndësishme për vijimin e karrierës të marrë zgjidhje në ditët vijuese .
Një tjetër element kyç në këtë histori është problamatika ekonomike e ‘’ Los Cules ‘’ të cilëve i duhet patjetër të sigurojnë të ardhurat e mjaftueshme për të patur qetësinë e nevojshme gjatë një sezoni që pritet të jetë shumë kompetitiv dhe me të papritura .
Aktivizimi i reduktuar prej 30 ndeshjesh të përmbledhura në 1000 minuta lojë është një lloj pengese për ekipet e interesuara në funksion të plotësimit të kërkesave të Barcelona por formula e huzimit perceptohet si mundësia më e mirë për Miralem Pjanic me objektivin e kapjes së ritmit në një ekip ku i nevojitet me patjetër më shumë minuta .



